TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 21:39

Humbi jetën në një klinikë dentare, gazetari: U operua në mënyrë të paligjshme, ja çfarë deklaruan familjarët e Brian Spahiut

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në një klinikë dentare, gazetari: U operua

Gazetari Ferdinand Dervishi, foli në lidhje me vdekjen e Brian Spahiut, 3-vjeçari që humbi jetën pas nënshtrimit të një operacioni në një klinikë në Tiranë.

Dervishi, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se sipas familjarëve të të miturit në momentin që fëmija është bërë operacion, klinika ka qenë e paliçensuar.

Sipas gazetarit, i mituri është operuar një në një klinikë të paligjshme.

“Familjarët bën publike, që në momentin e operacionit që fëmija humbi jetën, klinika ka qenë e paliçensuar, shkaku që ka qenë e paliçencuar klinika është se nuk kishte ambiente reanimimi. Fëmija pasi u operua dhe doli mirë sipas mjekëve, duhet të rrinte 24 orë. Ai është operuar një në një klinikë të paligjshme. Nuk mund të merret një risk kaq i madh. Ka shkuar për një dhëmbë, janë bërë për 14 dhëmbë. I kanë dhënë dy narkoza”, tha Dervishi.

gazetari brian spahiu

Lini një Përgjigje