TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 15:23

Ngrica dhe erë e fortë në Korçë/ Dëbora mbulon Dardhën, trashësia arrin në mbi 50 centimetër

Shkruar nga Pamfleti

Ngrica dhe erë e fortë në Korçë/ Dëbora mbulon

Ndërprerja e reshjeve të dëborës në juglindje të vendit, është pasuar nga ulja e ndjeshme e temperaturave.

Në zonat rurale trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në zonat urbane deri në 15 cm. Vlerat më të ulëta termometri i shënoi në Dardhë, me -12 gradë celcius.

Rruget nacionale te qarkut janë te hapura dhe te qarkullueshme normalisht për mjetet, ndërsa aksi Korçë-Dardhë qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Problem këtë të diel mbetet era e fortë dhe ngricat.

Reshjet e dendura të borës izoluan disa fshatra në zonat malore të bashkisë së Pogradecit, Korçës dhe Kolonjës, të cilët që prej së shtunës nuk furnizohen me energji elektrike.

Rrugët e fshatrave mbeten të paaksesueshme për shkak të intensitetit të lartë të dëborës, ku në disa zona trashësia ka arritur deri në 1 metër.

debore korce dardhe

Lini një Përgjigje