TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 12:38

Moti i keq në Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, drejtuesit e

Qarkullimi vijon normalisht në Theth për të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën atje.

ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht, po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura -1°C. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Lini një Përgjigje