TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 11:21

Me lule në duar, familjarët kryejnë homazhe në vendin ku u vranë 4 protestuesit e ’21 Janarit’

Shkruar nga Pamfleti

Me lule në duar, familjarët kryejnë homazhe në vendin ku u

Pas ceremonisë së përvitshme në Kryeministri, ku kreu i qeverisë dhe ministrat përkatës mbajnë fjalime, kryeministri Edi Rama, bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit kanë kryer homazhe në bulevard për të kujtuar 4 të vrarët e protestës së dhunshme të 2011-ës.

Me karafila në duar, familjarët, janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vrarë 4 protestuesit.

Mes lotësh, familjarët e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt kujtuan të ndjerët, ndërsa presin drejtësi.

edi rama 21 janari

Lini një Përgjigje