TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 12:53

Plani ekonomik i BE për Ballkanin Perëndimor, mblidhen nesër në Shkup liderët e rajonit

Shkruar nga Pamfleti

Plani ekonomik i BE për Ballkanin Perëndimor, mblidhen nesër

Lideret e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbërrijnë këtë të diel pasdite në Shkup, ku do të kenë një darkë joformale me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Mësohet se pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian fillon të hënën në orën 9, ku do të mbahet fillimisht takimi i liderëve, pastaj liderët me BE dhe më pas një konferencë e përbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

Milojko Spaiç, Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

Albin Kurti, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.

ballkani perëndimor plani ekonomik

Lini një Përgjigje