TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 10:05

Akademia e Barinjve, Akademia e Fasonëve dhe 39 shkollat profesionale pa degë fasonerie

Shkruar nga Pamfleti

Akademia e Barinjve, Akademia e Fasonëve dhe 39 shkollat profesionale pa

Babloku të mos flasë broçkulla me hapje akademie, por të lehtësojë krizën e sektorit fason, me rimbursim humbjesh nga rënia artificiale e Euros, t’i rimbursojë 40% të energjisë elektrike dhe 30% të rritjes së çmimit të lëndëve të para, siç bëri me koncesionarët dhe oligarkët ndërtues kullash për hekurin, çimenton, lëndën e drurit, si dhe me klientët hajdutë të quajtur “Investitorë strategjikë”...

Më 5 nëntor 2021, ish-Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, njohur si “Luleshtrydhja” e Bablokut, deklaroi në parlament, se për modernizimin e blegtorisë dhe frenimin e largimit të punonjësve të këtij sektori, do hapet Akademia e Barinjve; deklaratë me të cilën po vazhdon të bëhet humor.

Më 17 janar 2024, në takimin me përfaqësuesit e biznesit fason, kryeministri Edi Rama, tha se qeveria ka vendosur të hap Akademinë e Fasonëve, për të ndaluar frenimin e largimit të punonjësve të këtij sektori, deklaratë për të cilën ka filluar humori në rrjetet sociale.

Lidhur me Akademinë e Fasonëve, Babloku e di shumë mirë, që largimi i punonjësve të fasonerive nuk frenohet, dhe as numri i tyre nuk shtohet, duke hapur akademi zanatesh.

Së pari, ndihma konkrete, duhet të jetë mbështetja e këtij biznesi në heqje, ose 50% ulje taksa import-eksporti lëndësh të para, pajisje e prodhimesh; heqje të TVSH-së, kreditime të buta e afatgjata të garantuara nga shteti, subvencione pagash e sigurimesh të punonjësve të rinj.

Së dyti, nëse qeveria ka dëshirë të lehtësojë krizën e sektorit fason që është punëdhënësi më i madh në Shqipëri; le t’i rimbursojë humbjet nga rënia e monedhave të huaja për kreditë bankare dhe kontratat me tregun e huaj.

T’i rimbursojë 40% të energjisë elektrike dhe 30% të rritjes së çmimit të lëndëve të para, siç bëri me koncesionarët dhe oligarkët ndërtues kullash për hekurin, çimenton, lëndën e drurit, si dhe me klientët hajdutë të quajtur “Investitorë strategjikë”.

Së treti, nëse Babloku, ka vendosur të financojë për kualifikimin e punonjësve të sektorit fason, si rrobaqepës, këpucarë e galanteristë, nuk ka pse tallet me gjoja hapje akademie, sepse ka një bazë të gjerë arsimore për disa profesione, ndërsa miliona Euro të Akademisë, t’ua jap bizneseve fason, si mbështetje për ruajtjen e fuqisë punëtore.

Në Shqipëri janë 39 shkolla të mesme profesionale nëpër prefektura; ndërsa në Tiranë, ka edhe 4 qendra Formimi Profesional, me nivel kursesh 3 e 6 mujore dhe 1 vjeçare për disa profesione.

Por në asnjë prej 39 shkollave profesionale, për të cilat qeveria financon 22 milionë Euro në vit për staf pedagogjik e bazë materiale, nuk ka asnjë degë për profesionet fasoneri.

Madje çdo vit, qeveria jep 2 milionë Euro shoqatës së artizanëve, të maskuar pas Dhomës Kombëtare të Artizanëve, por faktikisht është biznes i xhambazit Luan Bregasi, i cili plotëson lera false sikur përgatiti zanatçinj të rinj.

Pra, Babloku nuk ka pse bënë show me broçkulla për hapje akademie fasonësh, por t’i mbështesë me lehtësi fiskale, ndërsa në shkallët profesionale të hap degë fasonerie për rrobaqepës, këpucarë e galanteristë.

Dhe ajo çfarë Babloku nuk duhet të bëjë, është kjo: - Të ndalojë skemën mafioze, që po bënë prej 3 vitesh me Guvernatorin e Bankës, Gent Sejko dhe mafien offshore e të pastrimit të parave, duke zhvlerësuar Euron, monedhën me të cilën kompanitë fasone kanë kreditë bankare dhe kontratat me të huajt. /Pamfleti

Ja 39 shkollat profesionale në Shqipëri

- Në Qarqet Tiranë e Elbasan/ Shkolla Elektrike "Gjergj Canco”; Hoteleri-Turizëm; Ndërtimi "Karl Gega"; Shkolla Ekonomike; Shkolla Bujqësore- Kamzë; Shkolla "26 Marsi", Shkolla Agrobiznes (Golem); Shkolla "Mihal Shahini", "Sali Ceka", "Ali Myftiu" e “Halit Berzhesta".

- Në Qarqet Durrës e Shkodër/ Shkollat Profesionale "Beqir Çela", Shkolla Teknologjike "Hysen Çela"; Shkolla "Arben Broci", Shkolla Pyjore "Kolë Margjini"; Shkolla "Kolë  Idromeno", Shkolla Teknologjike "Hamdi Bushati" dhe Shkolla Teknike-Veterinare "Zija Buliqi”.

- Në Qarkun Korçë/ Shkollat Teknike "Demir Progri" e "Enver Qiraxhi"; Shkolla e Ndërtimit; Shkolla TIK "Fan Noli”; Shkolla e Agrobiznesit "Irakli Terova" dhe Shkolla "Isuf Gjata".

- Në Qarqet Vlorë e Fier/ Shkolla Teknike Hoteleri-Turizëm "Antoni Athanas”; Shkolla Industriale "Pavarësia"; Shkolla Tregtare; Shkolla Mekanike Bujqësore; Shkolla "Petro Sota" dhe Shkolla Bujqësore "Rakip Kryeziu".

- Në Qarqet Berat, Lezhë, Dibër e Kukës/ Shkolla Profesionale "Kristo Isak"; Shkolla "Myrteza Kepi"; Shkolla Profesionale Poliçan; Shkolla "Stiliano Bandilli; Shkolla profesionale "Kolin Gjoka"; Shkolla Industriale Rubik; Shkolla Profesionale "Nazmi Rushiti" e "Papa Gjon Pali II” dhe shkolla "Havzi Nela".

akademia e fasoneve shkolla profesionale edi rama

Lini një Përgjigje