TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 14:57

U gjet i masakruar në Itali, merret në pyetje gruaja e Bledar Dedjas; çfarë zbuloi viktima para se të vritej?

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i masakruar në Itali, merret në pyetje gruaja e Bledar Dedjas;

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shqiptarin, Bledar Dedja, i cili u gjet i masakruar në një zonë të pyllëzuar në Itali, ditën e djeshme.

Pas gjetjes së trupit policia konstatoi plagë të shumta thike të cilat ishin kryesisht në kokë dhe gjoksin e viktimës. Ndërkohë autoritet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa deri më tani nuk të arrestuar.

Nga ana tjetër, mësohet se personat e fundit që e panë të gjallë ishin kolegët e restorantit “Antica Abbazia” në Borso del Grappa, ku për rreth tre vjet viktima punonte si kopshtar.

Të shtunën, 39-vjeçari u paraqit rregullisht në punë dhe më pas u largua në orën 16:00. Në orën 16:30 ka folur në telefon me kunatën ku deri në ato momente gjithçka dukej e qetë.

Ai i kishte thënë gruas së tij se duhej të takonte disa miq në orët e vona të pasdites, por pas atij momenti nuk u bë më i gjallë.

Telefoni i Dedjas ishte i ndezur edhe për disa orë deri pas orës dy të mëngjesit, kur ishte fikur pasi e kishte telefonuar një shok.

Familjarët pohojnë se 39-vjeçari ka zbuluar diçka gjatë takimit të fundit dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja pse ai është vrarë.

Pasditen e së dielës bashkëshortja e Bledarit, Fatbardha Dedja është intervistuar për orë të tëra nga hetuesit ku i kërkuan asaj të rindërtonte kontaktet e familjes dhe të kuptonte nëse 39-vjeçari kishte marrë kërcënime kohët e fundit.

Lini një Përgjigje