TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2024, 17:00

Për kë bien kambanat? DEA amerikane bie dakord për hapjen e degës së saj zyrtare në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Për kë bien kambanat? DEA amerikane bie dakord për hapjen e
Takimet e zyrtarëve të policisë

Hapja e një dege të DEA në Tiranë është një kambanë alarmi për drejtësinë, policinë dhe vetë politikën...

Administrata Kundër Drogës, e njohur si DEA është rivënë në lëvizje sa i takon trafikut të drogës në vendin tonë. Pas një periudhe të gjatë qetësie, zyrtarët e DEA kanë ridalë në skenë, duke sinjalizuar se diçka po lëviz. Javën që lamë pas, ata dolën sërish me një thirrje për qytetarët, duke u kërkuar që t’i informojnë për grupet kriminale në vend.

Pas këtij mesazhi, një delegacion i policisë shqiptare është nisur drejt Uashingtonit, ku kanë zhvilluar një vizitë në zyrat e DEA. Ata u pritën nga zv/drejtori i DEA-s, George Papadopoulos, shefi i Operacioneve William Kimbell dhe shefi i Zyrës Rajonale John Livanis.

Bëhet me dije se DEA ka informuar se do të hapin një zyrë të përhershme në vendin tonë. Aktualisht janë vetëm disa agjentë, por DEA do të ketë një zyrë të sajën, njësoj si në Greqi. Po ashtu derisa të hapet kjo zyrë, është vendosur të zgjatet afati i qëndrimit të oficerëve aktualë.

Në përfundim, z. Papadopoulos u dakordësua me kërkesat e delegacionit shqiptar, për hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë, për shtyrjen e afatit të përfaqësueses së DEA-s në Tiranë, si dhe për aktivizimin e numrit jeshil, i cili u aktivizua një ditë pas këtij takimi. Lidhur me ndërmjetësimin e tri marrëveshjeve me Meksikën, Kolumbinë dhe Ekuadorin, z. Papadopoulos e mirëpriti dhe ngarkoi z. Livanis, që të bëjë ndërmjetësim për t’i dhënë jetë këtyre marrëveshjeve”, njofton policia.

Hapja e një dege të DEA në Tiranë është një kambanë alarmi për drejtësinë, policinë dhe vetë politikën. DEA pak ditë më parë kërkoi nga qytetarët që të denoncojnë pranë saj bandat, duke konfirmuar se nuk ja zë besën policisë. Në radhët e uniformave blu po dalin emra të lidhur me trafikantët dhe një zyrë e DEA te ne do i fundosë. Po ashtu do goditen njerëzit e drejtësi të lidhur me ta dhe në fund politika. Ka njerëz me pushtet që ndihmojnë trafikun e drogës dhe kjo do i shkundë. /Pamfleti



Lini një Përgjigje