Bëmat e kapterit në terrorizimin e punonjësve janë të përditshme mirëpo kanë arritur deri aty sa edhe ata profesionistë të paktë që kishte sjellë vetë po i largohen me dorëheqje.
Punonjësit e RTSH, të shkarkuar në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, prej tre muajsh presin reagimin e Këshillit Drejtues, të cilit i kanë kërkuar prej tre muajsh zhbërjen e paligjshmërisë së drejtorit të transmetuesit publik Alfred Peza dhe rikthimin në detyrë.
Megjithëse këshilli është distancuar nga vendimet arbitrare të kapter Pezës, të cilit nuk i ka miratuar asnjë nga drejtuesit e departamenteve dhe asnjë nga projektet që aktualisht transmetohet në RTSH, ende nuk ka marrë asnjë vendim për profesionistët e larguar.
Peticioni përmes të cilit ata i drejtohen zyrtarisht Këshillit me kërkesën për rikthimin në punë dhe shkarkimin e Pezës, fle në zyrën e tyre.
Në prag të mbledhjes së radhës, punonjësit e larguar kërkojnë nga Këshilli Drejtues i RTSH, futjen e peticionit të tyre në rendin e ditës dhe plotësimin e kërkesave.
Platforma dhe premtimi i tij “Për një RTSH sërish të madh në epokën digjitale” deri më tani ka funksionuar më së miri për: ndryshimin nxjerrjen e orkestrës nga salla e provave të saj për rinovim, vënien e llampadarëve të kohës së komunizmit dhe terrorizimin e punonjësve që të kenë frikë të ecin në korridore.
Vetëm pak ditë më parë me një urdhër të brendshëm kapter Peza atë që kishte sjellë si shefe të sanitareve (Albana Qirjako) e ka emëruar drejtuese të kanalit RTSH 3.
Kujtojmë se ky kanal me kërkesë zyrtare nga ish-drejtori i RTSH-së Enkelejdi Joti, është mbyllur nga AMA. Ndaj çdo emision që transmetohet në këtë kanal e çdo pagesë që jepet si strukturë e këtij kanali është e jashtëligjshme.
Bëmat e kapterit në terrorizimin e punonjësve janë të përditshme mirëpo kanë arritur deri aty sa edhe ata profesionistë të paktë që kishte sjellë vetë po i largohen me dorëheqje.
Një ndër këto profesionistë të sjella nga vetë kapteri, që zgjodhi të dorëhiqej pasi e pa të pamundur të bashkëpunonte me kapterin histerik dhe drejtoreshat e tij 20 vjeçare ishte dhe Alma Paploka, drejtoresha e marketingut.
Kapter Peza premtoi se do të vinte në punë ata që ditën e kalonin kafeneve e jo duke punuar, por largoi profesionistët dhe i zëvendësoi sipas kulturës së televizioneve private ku kapteri ishte mësuar, me 20-vjeçarë pa asnjë eksperiencë dhe me vajzat e haremit që kafenë e pinë në zyrën e tij.
Vjedhjet e kapterit dhe drejtorëve të tij që në RTSH nuk kanë ardhur vetëm për rrogën, duhet të hetohen nga SPAK, duke nisur që nga vjedhja kolosale e festivalit të 62 të këngës e deri tek vjedhjet që janë fshehur nën petkun e rinovimeve e rikonstruksioneve.
Ndryshimet e mjediseve të brendshme të RTSH-së, kapter Peza i mbulon duke i justifikuar me klering dhe se nuk shpenzon paratë që merren nga taksat e qytetarëve.
Po atëherë përse kapteri nuk regjistron asnjë hyrje e dalje nga magazinat e RTSH-së?
Ku shkojnë blerjet nëse nuk regjistrohen që kanë hyrë në RTSH?
Po projektet që kanë nisur prej shtatorit 2023 me çfarë paguhen kur Këshilli Drejtues nuk ka miratuar asnjë prej tyre?
Kujtojmë këtu, se dy drejtuesit e emisionit ‘Mirëmëngjes Shqipëri’ paguhen me disa zëra në projekt duke arritur deri ne 4 milionë lekë secili në muaj, ndërsa Alban Dudushi paguhet 10 milionë lekë në muaj përveç edhe emërimit të tij si gazetar i politikës me pagë 700 mijë lekë në muaj.
Ndërsa Blerta Tafani e propozuar për postin e nën drejtoreshës paguhet për projektin “Një natë sa një jetë” ku ka përfshirë edhe ushtarët e tjerë; Dollonja, Xhabafti, Çeçi, Grori të cilët marrin paga edhe si drejtorë.
Marsela Sinani paguhet si kryeredaktore e RTSH Film dhe kryeredaktore e emisionit ‘Mirëmëngjes Shqipëri’ dhe Olsjan Laskaj paguhet si kryeredaktor i lajmeve dhe kryeredaktor i emisionit “Me Ketin”.
Të gjitha këto pagesa do të duhej të ishin miratuar nga Këshilli Drejtues dhe po kryhen në mënyrë të jashtligjshme e duhet të hetohen.
Por përse hesht kryetari i Këshillit Drejtues Leka Bungo?
Për një tas supë vizionari Bungo pranoi të shitej para gjithë shqiptarëve si kryetari i shoqatës së k**ave, siç e quajti biznesmeni që ndërmjetësoi pajtimin e tij me kapter Pezën.
Bungo që kur ka marrë detyrën si kryetar i Këshilli Drejtues 2 vite më parë lobon fort për një RTSH të madhe, kundër korrupsionit e për programet artistike që duhen realizuar.
Atëherë përse hesht përballë dështimit kolosal të kapter Pezës me një ekran që i është rikthyer kohës së komunizmit për nga përmbajtja e programeve?
Po 10 anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues a do të hanë të njëjtin tas supe që hëngri kryetari i shoqatës?/Pamfleti
Lini një Përgjigje