
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet që prej datës 30 dhjetor në “Arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore. Teksa i ndalohet dalja nga banesa, Berisha ka zgjedhur tarracën e banesës së tij për t’u ajrosur dhe për të marrë rreze dielli.
Në një video të siguruar nga "Pamfleti", Berisha, shihet duke kryer ecje në ambientet e ballkonit që është në katin e fundit të pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Sipas vendimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij, si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Lini një Përgjigje