![]()
Një masë e ftohtë siberiane ka prekur vendin dhe pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
“Një masë e ftohtë dhe e thatë siberiane, e cila ka përfshirë territorin shqiptar, do të bëjë që moti të jetë i qëndrueshëm, nga dita e sotme të paktën deri ditën e premte, moti do të jetë kryesisht me kthjellime. Do të kemi vranësira, megjithatë theksohen dhe mbeten prezente ngricat. Ky i ftohtë do të zgjasë të paktën 3 ditë, më pas e enjtja, e premtja, përfshirë dhe fundjava, do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rikthim të temperaturave të larta, të cilat do të na shoqërojnë të paktën deri nga fundi i janarit”, thotë sinoptikanja e Meteoalb, Lajda Porja.
Në fshatra të thella termometri pritet të shkojnë -13 gradë Celsius.
“Në zonat juglindore presim edhe vlerat më të ulëta, megjithatë, edhe zonat verilindore luhaten në -7, -8. Edhe zonat juglindore po ashtu, flasim për vlera termike në qytete, pra në zonat e banuara. Ndërkohë që në zonat e thella termometri regjistron edhe -13 apo -14 gradë Celcius”, shton Porja.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, fundjava do të jetë e ngrohtë dhe fundi i Janarit do të mbyllet me temperatura të larta.
Lini një Përgjigje