
Pas përpjekjeve policisë dhe KFOR-it, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur edhe tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka publikuar pamjet e momentit të evakuimit të turistëve zviceranë nga zona ku ishin bllokuar.
Gjithashtu theksohet se turistët janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës.
Çifti zviceran kishte mbetur i bllokuar prej pasdites së të dielës në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit. Mësohet se turistët kishin dalë në mal për ski dhe i ka bllokuar orteku. Ka qenë pronari i hotelit ku ata qëndronin që ka kuptuar mungesën dhe në darkë ka njoftuar policinë.
Policia e Dibrës kërkoi ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për transportimin e tyre me helikopter. Rreth orës 09:00 nisi operacioni nga ajri, por ishte e pamundur të ulej helikopteri i FA për shkak të terrenit të vështirë. Operacioni më pas u mor përsipër nga KFOR-i.
Lini një Përgjigje