
Zyrtarët hajdutë, mendojnë se duke ndërruar numrat e telefonave e duke zhdukur aparatet celularë, do zhdukin gjumët dhe provat e zullumeve që kanë me fondet e pasuritë publike...
Zyrtarët e lartë të qeverisë që kanë “ngrënë dardha”, por dhe vartësve të tyre, të përdoruur si firmosës tenderësh, koncesionesh e vjedhjesh të pasurive publike, i ka kapur paniku i prangave, pasi SPAK ka filluar sekuestrimin e telefonave të zyrtarëve nëpër ministri e drejtori qendrore.
Ata zyrtarë që u kanë dalë emrat nëpër dosjet hetimore, dhe ata që për efekt të hetimit nuk janë bërë publik nga SPAK, po ndërrojnë numrat e telefonit të përdorur zyrtarisht, por dhe numrat konfidencial e aparatet celularë.
Këtë fakt e kanë konstatuar disa hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kur kanë vendosur të kontaktojnë me zyrtarë nën hetim, me të denoncuar nga mediat, me shefa që kanë dijeni për çështjet nën hetim, ose kur kanë dashur të marrin dokumente e informacione zyrtare.
Telefonatat e BKH dhe SPAK, të bërë shumë personave subjekte hetimi apo komunikimi për efekt hetimi, operatorët e shërbimeve telefonike u janë përgjigjur, se personat e kërkuar nuk janë të disponueshëm, ose numrat e tyre nuk ekzistojnë.
Duke e ditur që BKH e SPAK i gjejnë fizikisht, ose ua gjejnë numrat e rinj nëpërmjet kërkesës drejtuar kompanive celulare; disa nga zyrtarët i kanë bërë vetë të ditur, numrat e rinj te hetuesit.
Bënë përshtypje, fakti se ata që janë në hetim, ata që janë marrë në pyetje, ata që e dinë se po hetohen, ose do merren në pyetje për abuzimet që kanë bërë me shefat apo vetëm; mendojnë se duke ndërruar numrat e zhdukur aparatet celularë, do zhdukin gjumët dhe provat e abuzimeve.
Këtë informacion, “Pamfleti” e vërtetoi që është i saktë, duke telefonuar disa zyrtarëve në Ministrinë e Financave, të Bujqësisë, të Shëndetësisë, të Arsimit, të Kulturës dhe drejtorëve qendror të PPP-ve, Ujësjellës-Kanalizime-Mbetjeve, të ISHP, të Agjencisë së Barnave e FSDKSH dhe të bashkive Tiranë, Vlorë, Himarë, Durrës, Elbasan, Korçë etj. etj.
Pothuajse të gjithë, i kishin ndryshuar numrat e telefonëve që përdorin zyrtarisht, por dhe të numrave konfidencialë; madje në faqet e ministrive, konstatuam se shumica e drejtorëve qëndror e rajonalë, i kanë ndryshuar nurmat dhe adresat “E-mail”.
Ndryshimin e numrave dhe aparateve telefonik, ata e kanë bërë, pasi BKH sekuestroi 12 telefona te ministria e Belinda Ballukut; 20 telefona te ministria e Niko Peleshit e në Shtabin e Ushtrisë; 8 telefona te ministria e Mirela Kumbaros dhe 10 telefona shefash te Ministria e Shëndetësisë.
Paniku i tyre, u shtua, pasi SPAK sekuestroi telefonat e ish-ministrit Ilir Beqaj e bashkëshortes së tij Adriana Beqaj; sidomos pas seskterimit të telefonave të Monika Kryemadhit, ku janë komunikimet me Ilir Metën, Sali Berishën, Fatmir Mediun dhe disa deputetë të PS, ministra, oligarkë, vrasës me pagesë e trafikantë./Pamfleti
Lini një Përgjigje