
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Arnisa Këlliçi. Javën që lamë pas ajo njoftoi se kishte marrë një letër kërcënuese dhe KLGJ ka vendosur që për 3 muaj ajo të jetë në ruajtjen e Gardës dhe të Policisë.
Në adresë të saj është dërguar një letër kërcënuese me shkrim dore.
“E dashur Arnisa.
Keni dy djem ….. dhe ….. Mendoni për ta!
Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.
Me respekt”, thuhet në letër.
Zanafilla duket se lidhet me një kallëzim që kancelari i Gjykatës së Tiranës ka bërë në prokurori për një prokuror. Vetë gjyqtarja shprehet se nuk mundtë vërtetojë vërtetësinë e letrës, por kërkon të merren masa. Mësohet se letra do i nënshtrohet ekspertizës shkencore.
“Të nderuar!
Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.
Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.
Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.
Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”, thuhet në kërkesën drejtuar KLGJ.
Lini një Përgjigje