
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për esktradimet e shtetasve në kërkim, nga vendet me të cilat Shqipëria ende nuk ka marrëveshje ekstradimi, siç është edhe rasti i Dubait.
Ai tha se ka nisur një bashkëpunim intensiv me Interpolin për gjetjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, dhe se ndërkohë po punohet për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi me vendet nga të cilat nuk kemi ende një marrëveshje ekstradimi.
“Ju e keni parë që prej disa muajsh kemi filluar bashkëpunimin intensiv me Interpolin, kundër krimit të organizuar dhe gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. E kemi mbyllur 2023 me një ekstradim nga Maroku. Një vend që nuk kshim marrëveshje ekstradimi. Po punojmë për të hapur shtigje të reja komunikimi me vende që nuk kemi marrëveshje. Instumentet e vendosura nga Interpoli, na bën të mundur që edhe me vende që nuk kemi marrëveshje, të përdorim edhe metoda të tjera, ekstradim i thjeshtuar, ka të bëjë me një metodë që ka komunikim me Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi. Pala nga Abu Dabi e sjell deri në aeroportin e Dubait, pastaj përmes avionit dërghet në aeroportin e Rinasit. Pas 1 muaji, pas jemi duke negociuar, do të jem zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të çuar më tej nevocimin në fushën e ekstradimeve për ta çuar përpara këtë hap. Po negociojmë edhe një marrëveshje të financimit në Shqipëri të sistemit të monitorimit me kamera dhe radarë të rrugëve”, ka thënë Balla.
Lini një Përgjigje