TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 10:29

Shtyhet sërish seanca për Gërdecin, Mediu nuk pranoi të jepte deklarim për SPAK: E përdorin çështjen për fushatë

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet sërish seanca për Gërdecin, Mediu nuk pranoi të

Seanca e sotme në GJKKO për ‘Gërdecin’ është shtyrë, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në datën 27 mars.

Në këtë seancë gjyqësore në GJKKO, Mediu pritej të jepte pëlqimin për të folur ose jo para prokurorëve, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë duke thënë se më parë duhet të pyeten dëshmitarët. Mediu u shpreh se nuk ka bëjë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë.

Ish-ministri Fatmir Mediu ka thënë se është në dispozicion për tu marrë në pyetje në fund të proçesit. Ai gjithashtu tha se mbajtja hapur e çështjes është interes politik që i shërben fushatave zgjedhore.

“SPAK kishte kohë 2 vite jo vetëm të pyeste por edhe të korrigjonte veprimet e paligjshme të prokurorisë. Në fund të procesit, është mirë që të ketë argumente shkresore.

Është manipuluar, pasi në gjithë këto seanca gjyqësore për këdo që do të mësojë të vërtetën ka dalë se nuk ka asnjë fakt që të implikojë ministrin.

Ka respektuara ekspertizën ushtarake dhe ka kërkuar të raportohet në mënyrë periodike, dhe nuk ka asnjë germë të vetme që atë që ndodhte në Gërdec ta cilësonte të paligjshme. Është bërë një histori mediatike për ta mbajtur gjallë në çdo fushatë elektorale për interesat politike.

Ajo që më bën të gjykoj dhe reflektoj është fakti se një kompani që ka një marrëdhënie juridike

Nuk e kërkuam vetëm ne por edhe familjarët, e bën më të plotë procesin në pyetjet që i bëhen dëshmitarëve. Jo vetëm një akt që përgjigjen apo nuk përgjigjen. Dua të theksoj një akt të thjeshtë. Nëse duan të vërtetën del nëpërmjet ballafaqimit.

Mendoj se pyetja e përfaqësuesit të kompanisë SAC do të ishte shumë herë më e plotë nëse do të dinim dhe do të bënim pyetje si për të gjitha palët për ti shkuar të vërtetës deri në fund”, tha Mediu.

Mediu po hetohet për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ndërsa ish-ministri po hetohet për shpërdorim detyre.

 

 

fatmir mediu gjkko gerdeci

Lini një Përgjigje