TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 11:19

Seanca për dosjen “Gërdeci”, ish-drejtori i Logjistikës refuzon të japë dëshminë para SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për dosjen “Gërdeci”, ish-drejtori i
Fatmir Mediu në SPAK

Ish-drejtori i Logjistikës, Dashnor Caushi, ka refuzuar të japë dëshminë e tij në seancën e sotme.

Dashnor Caushi, bashkë i pandehur i dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre, nuk pranoi të fliste duke shfrytëzuar të drejtën që ia njeh ligji.

Në këto kushte prokurorët kërkuan të lexoheshin disa thënie të tij bërë në procesin e mëparshëm ku ai ishte dënuar.

'Gjatë kësaj kohe Sokol Ngjeçi për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhërin”- lexoi SPAK.

Ndërkohë mënyra e pyetjes së 5 dëshmitarëve amerikanë në procesin ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme përplasi prokurorët e SPAK me avokatët e të pandehurit.

Prokurorët e SPAK kërkuan që pyetja të bëhej përmes letër-porosive, pasi sipas tyre pyetja përmes video-konferencës ishte e vështirë, për arsye teknike, por edhe për shkak të diferencës orare mes dy vendeve.

Ndërsa avokatët e Mediut, por edhe avokati i familjarëve të viktimave, kërkuan pyetje përmes video konferencës. Sipas avokatëve, vetëm në këtë mënyrë pyetja e dëshmitarëve do të ishte shteruese.

 

ish-drejtori i logjistikës seanca për dosjen “gërdeci”

Lini një Përgjigje