TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 11:15

Dëshmia e amerikanëve për ‘Gërdecin’, përplasje mes prokurorëve e avokatëve të Mediut: Të pyeten përmes letërporosive

Shkruar nga Pamfleti

Dëshmia e amerikanëve për ‘Gërdecin’,

Në seancën e sotme në GJKKO për çështjen ‘Gërdeci’ ka patur debate lidhur me marrjen në pyetje të 5 shtetasve amerikanë për të cilët është dërguar edhe një letërporosi në SHBA.

Prokurorët e SPAK-ut kërkuan që pyetja e tyre të bëhej përmes letërporosive, pasi sipas tyre pyetja përmes video-konferencës ishte e vështirë, për arsye teknike, por edhe për shkak të diferencës orare mes dy vendeve. Nga ana tjetër avokatët e Mediut, por edhe avokati i familjarëve të viktimave, kërkuan pyetje përmes video konferencës. Sipas avokatëve, vetëm në këtë mënyrë pyetja e dëshmitarëve do të ishte shteruese.

Dëshmitari i vetëm i paraqitur në seancë, si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, ishte Dashnor Caushi, i fajësuar në gjyqin e parë të dosjes “Gërdeci”.

Ish-anëtari i komisionit të kategorizimit të municioneve nuk dha pëlqim të jepte dëshmi. Ndërsa në një dëshmi të dhënë gjatë hetimit në vitin 2008, që u administrua nga gjykata, Caushi ishte shprehur se ministri e kishte pyetur për çfarë kishte ndodhur.

“Më ka marrë në telefon edhe ministri i Mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhrin për kalimin e municioneve ndërmarrjes Meico”, ka thënë Caushi.

fatmir mediu gerdeci shba

Lini një Përgjigje