TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2024, 20:35

E rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i

Një nxënëse e klasës së 10-të është hedhur nga kati i dytë i shkollës në gjimnazin “Vasil Kamami” në Elbasan.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambjenteve të shkollës. 

Dyshohet se vajza dhunohej nga prindërit e saj, të cilët vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan.

Disa psikologë po merren me rastin ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.

Pas pyetjes së personave që e njihnin vajzën, mësohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.

Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Lini një Përgjigje