TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2024, 16:55

I ftohti polar prek Shqipërinë, Lajda Porja: Priten temperatura deri në -6 gradë

Shkruar nga Pamfleti

I ftohti polar prek Shqipërinë, Lajda Porja: Priten temperatura deri

I ftohti polar do të pushtojë Shqipërinë duke nisur nga dita e sotme. Temperaturat priten të shkojnë në minus disa gradë, jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera të vendit.

“Peshkopi, Bajram Curri, Erseka, Kukësi, Korça dhe këto që do të shënojnë nga -5, -6, -7… është situatë e paqëndrueshme, do të kemi lagështirë dhe do të ndihet ftohtë në Tiranë edhe pse 1 gradë, do ndihet ftohtë për shkak të lagështirës”, tha meteorologia Lajda Porja.

E mërkura do të jetë dita më e ftohtë e javës, ndërkohë që era edhe pse jo e fortë do të ndikojë në uljen e temperaturave.

“I ftohti do ndihet që sot në mbrëmje…dhe nga e marta deri në fundjave presim të kemi temperatura të ulëta. Dita më e ftohtë është e mërkura, do të shënojë -6, -7 gradë në disa qytete”, u shpreh meteorologia për "Euronews Albania".

Fundjava do ketë po të njëjtat temperatura, sidomos në zonat turistike, reshjet e dëborës nuk do të mungojnë.

“Presim temperatura më të ulëta në zona të thella, pra në fshatra, qoftë në verilindje apo dhe në zonat juglindore. Reshjet e dëborës në fundjavë do të jenë prezente në gjithë zonën malore”, tha Porja.

Ky i ftohtë do të qëndrojë deri në datën 15 janar, për t’u rikthyer më pas temperaturat e larta.

Lini një Përgjigje