
Është lënë në në burg bashkëshorti i Bedrie Lokës, Xhemal Loka.
Prokurori Hoxha tha se ndalimi është i ligjshëm dhe kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri.
41-vjeçarja Bedrie Loka vrau veten. TikTok-u është pista kryesore.
Xhemal Loka i arrestuar pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes, është marrë në pyetje sërish nga policia.
Ai kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë.
45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën. ”Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bullizimit në Tik Tok”,-ka deklaruar ai.
Lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë. Nuk ka dhënë asnjë përgjigje, bëjnë të ditur në policinë e Durrësit.
Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.
Lini një Përgjigje