TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2024, 16:33

“Çështja po politizohet”, Ben Andoni për Belerin: Rama pengon drejtësinë të bëjë punën e vet

Shkruar nga Pamfleti

“Çështja po politizohet”, Ben Andoni për Belerin:

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim informal me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, teksa mendohet se një ndër temat e ‘nxehta’ që është diskutuar mes tyre është çështja ‘Beleri’.

Ky takim është bërë objekt diskutimi në rubrikën ‘Opinion’, mes gazetarit Panajot Barka dhe analistit Ben Andoni, i cili theksoi se kjo çështje është politizuar. Ai shton se ka një mungesë transparence nga qeveria për çështjen “Beleri”.

Andoni shprehet gjithashtu se pas hekurave ndodhet vetëm Fredi Beleri dhe Rama nuk lë drejtësinë që të bëjë punën e vet lidhur me këtë çështje.

Diskutimi mes tyre:

Barka: Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë konkrete, por kanale të tilla komunikimi ka pasur. Kjo është shenjë pozitive dhe duhet vlerësuar. Nuk ka informacione as në Greqi për këtë takim informal. Por nuk ka tym pas zjarrit.

Andoni: I vetmi shqetësim është që shikoj një mungesë transparence nga ana e qeverisë sonë. Ka një qasje dhe pjekje të situatës sonë në Greqi.

Kathimerini ka paraprirë në dy raste përsa i përket marrëdhënieve tona dhe për propozimin e zotit Tavo për kryetar bashkie të Himarës, provizor. Kathimerini është një organ prestigjioz. Më vjen keq për mungesën e transparencës, në sensin që nëse bëhej kjo gjë, pse duhej të ngelej çështja Beleri në dialogun mes dy kryeministrave.

Barka: Kohët e fundit ka diçka tjetër që të dy palët, mediat, marrin dhe japin nga njëra-tjetra dhe duke krijuar situata jo fort të këndshme. Në rastin konkret s’mendoj se Kathimeri gaboi, pasi mund të ketë folur gazetari me Tavon. Se ça ndodhi nëse ishte Tavo që u tërhoq, se dimë. Nuk ka transparencë dhe ka përpjekje manipulimi. Ajo që ndodhi me Tavon është e parëndësishme. Ishte dhënë mesazhi nga Greqia përmes Belerit, që nuk duhej të ishte asnjë lloj ‘Tavo’ asnjë njeri pra që është jashtë Himarës. Rama e kuptoi shumë mirë këtë çështje, donte të ishte mirë me perëndimorët. Thelbi i çështjes nuk ekziston.

Andoni: Investimi për çështjen Beleri ka kapur të gjithë piramidën shtetërore. Ata kanë paraprirë dhe për modulin se çfarë duhet bërë për zotin Beleri. Mendoj se nga pala shqiptare ka një problem të madh, ku zoti Rama e paragjykoi kandidaturën e zotit Beleri. Unë skam qenë për kandidaturën e tij. Mendoja se Himara kishte individë të tjerë që do ta ruanin këtë traditë, por e vendosi një forcë politike. Si ka mundësi që pas hekurave është vetëm zoti Beleri?! Pse nuk lihet drejtësia që të bëjë punën e saj. Ka ndikim politik. Kështu e mendoj. Duhej të merrej dhe me raste të tjera përsa i përket zgjedhjeve, pasi nuk janë zgjidhur dhe dosjet e mëparshme.

Lini një Përgjigje