TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2024, 17:48

Vdekja e 41-vjeçares, publikohen momentet e dhunës ndaj Bedrie Lokës nga bashkëshorti (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 41-vjeçares, publikohen momentet e dhunës ndaj Bedrie

Pas publikimit të fotos ku dukej qartë se 41-vjeçarja, Bedrie Loka e cila i dha fund jetës më 3-janar dhunohej nga bashkëshorti i saj Xhemali, tani është publikuar dhe video e plotë e dhunës.

I gjithë momenti është filmuar nga djali i vogël i çiftit, i cili ia kishte dërguar videon më pas motrës së tij të martuar.

Në video shihet Xhemal Loka në këmbë, i cili drejton gishtin nga bashkëshortja, që ndodhet e ulur në divan dhe bërtet me tone të larta. Ajo mbrohet duke ngritur duart lart, ndërsa ulet në divan brenda banesës.

Ndërkohë që në video shihet qartë edhe djali i tyre i madh i cili ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos i afrohet më shumë të ëmën.


Videoja është filmuar nga një prej pjesëtarëve të familjes, i cili ndodhet në oborr. Ende nuk dihet se kur është xhiruar videoja, nëse ka ndodhur periudhën kur ai është kthyer nga Greqia për festa, apo më parë.

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga dëshmitë e të afërmve, ku tregohet se ai e dhunonte në mënyrë periodike gruan që ndërmori aktin ekstrem.

Pamjet janë sekuestruar nga Prokuroria dhe sipas akuzës ato provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë.

loka 41-vjeçarja

Lini një Përgjigje