Ka marrë një dedektor që shërben për njohjen e kartave sim ose pajisjet përgjuse dhe ka filluar të bëjë kontrollin e ambientit.
Një hetim penal ka dokumentuar përdorimin e dedektivëve privatë nga persona të lidhur me botën e krimit, për të verifikuar nëse banesat e tyre monitorohen nga autoritetet. Rasti lidhet me Erjon Llapushin, person në kërkim dhe i dënuar me 17 vite burg për vrasjen e Gazment Kurmakut, ngjarje e ndodhur më 2 tetor 2021 në Labinot-Fushë, Elbasan.
Sipas akteve hetimore të siguruara nga Anila Hoxha, një dedektive private 45-vjeçare është angazhuar për të kontrolluar një banesë në Pogradec, që dyshohet se përdorej nga Llapushi.
Më 31 janar, rreth orës 09:00 ajo është nisur nga shtëpia nga qyteti i Tiranës për në qytetin e Pogradecit. Sapo ka mbërritur në qytetin e Pogradecit rreth orës 11:50 ka takuar një person emrin e të cilit nuk e di. Sapo e ka takuar, e ka ndjekur me makinën e saj dhe më pas janë ngjitur në këmbë të dy në katin e tretë të një banese private, ku çelësat e shtëpisë i kishte vetë personi, ka hapur derën dhe kanë hyrë në ambientet e shtëpisë për të bërë kontroll të këtij kati.
Siç tregon shtetasja I.Kipi, ambienti kishte dy dhoma gjumi, një guzhinë, sallon dhe një sallon afer derës së daljes. Ka marrë një dedektor që shërben për njohjen e kartave sim ose pajisjet përgjuse dhe ka filluar të bëjë kontrollin e ambientit. Ka filluar me dhomën e gjumit bashkshortore, dhomën e fëmijve, kuzhinën më pas tek holli i jashtëm.
Siç thuhet në dosje, njëra nga prizat që ishte e lidhur me banjën, në momentin që e hapi ka konstatuar paisjen përgjuese. Pajisjen nuk e ka hequr ,e ka vendosur përsëri mbrapa telave ku ishte dhe e ka vendosur në vend fazën e prizës që jepte masë, për mos e zënë korenti dhe ka mbyllur përsëri prizën. Në këtë kohë djali që ndodhej me të i ka thënë që ka ardhur policia.
Dedektivja deklaron se nuk njeh Erion Llapushin dhe ishte hera e parë që shkonte në atë banesë. Për shërbimin që ajo do kryente do paguhej në shumën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë të reja, ku përfshihet shërbimi sëbashku me rrugën, gjë të cilën është e përcaktuar në tarifë nga kompania.
45-vjeçarja është marrë nën hetim për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Përveç detektives, policia ka vënë në hetim edhe një të afërm të Erjon Llapushit, i cili është personi që ka kontaktuar detektiven me qëllim që të gjendej një përgjues që dyshohet se ishte vënë në banesën e tij.
Lini një Përgjigje