TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 15:41

Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
SPAK

Pas seancës gjyqësore të zhvilluar më 5 shkurt 2026, trupa gjykuese konfirmoi të gjitha masat e dhëna më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, sipas kërkesës së SPAK-ut.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të mos ndryshojë masat e sigurisë për personat e përfshirë në dosjen e AKSHI-t, pas shqyrtimit të ankimimeve të paraqitura ndaj vendimeve të shkallës së parë.

Pas seancës gjyqësore të zhvilluar më 5 shkurt 2026, trupa gjykuese konfirmoi të gjitha masat e dhëna më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, sipas kërkesës së SPAK-ut.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si edhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e “arrestit në shtëpi”. Për personat e tjerë nën hetim u lanë në fuqi masat e sigurimit të caktuara më parë.

Gjykata vendosi gjithashtu të mbajë në fuqi masën e “arrestit me burg” në mungesë për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët rezultojnë ende në kërkim dhe akuzohen si drejtues të skemave korruptive që lidhen me tenderët e AKSHI-t.

Vendimi u mor nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili shqyrtoi ankimet ndaj vendimeve të datave 15 dhe 18 dhjetor 2025. Apeli miratoi plotësisht vendimet e shkallës së parë për gjashtë personat nën hetim dhe la të pandryshuara edhe masat për dy të kërkuarit.

Në të njëjtën kohë, gjykata urdhëroi ndalimin e publikimit ose dekonspirimit të vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake, në zbatim të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H:

“- Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim mase sigurimi personal.

– Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë 15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale”.

gjykata e posaçme e apelit

Lini një Përgjigje