
Gazetarja Etleva Delia ka treguar detaje nga arrestimi i dy të rinjve në Fushë-Krujë të cilët u kapën me 6 thasë kanabis.
Ajo u shpreh se kapja e 60 kg kokainë, do të vlerësohej në treg me vlerën prej 72 mijë eurosh.
“Sasia llogaritej që në përfundim do të nxirrte një shumë prej 72 mijë eurosh. Ky aksion antidrogë lidhet dhe me arrestimin e nipit të deputetit Rrahman Rraja. Sipas policisë, ka pasur një rezistencë nga Flamur Rraja, i cili nuk ka lejuar policinë të ndërhyjë. Zona e Fushë Krujës është problematike dhe ka një rezistencë ndaj forca blu”, tha gazetarja për “Abc News”.
Ndërsa sa i përket dorëzimit të Izmir Sakica dhe Samuel Torshani në Shkodër, Delia tha se ngjarja nuk ka lidhje me masakrën e Dobraçit, por me një sherr të ndodhur 1 vit më parë.
“Personat që u dorëzuan dje në policisë e Shkodrës, ishin persona të lakuar për ngjarjet e fundit në Shkodër. Mirëpo vetëdorëzimi i tyre nuk ka të bëjë me masakrën e Dobraçit, por me ngjarjen e boksierit.
Nuk është rastësore mendoj unë, pasi çështja e Dobraçit po hetohet nga SPAK. Ata nuk kanë asnjë lidhje zyrtare deri në këtë pikë nga ana e SPAK”, u shpreh Delia.
Lini një Përgjigje