TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2025, 12:05

Shkodra mbulohet nga dëbora, qarkullimi i automjeteve vetëm me goma dimërore

Shkruar nga Pamfleti

Shkodra mbulohet nga dëbora, qarkullimi i automjeteve vetëm me goma

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Shkodrës. Drejtoria e Rajonit Verior në Shkodër, bën me dije se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme.

Ndërsa qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.

Sipas kësaj drejtorie, në Bashkinë Shkodër ka pasur rrëshqitje dherash në aksin që lidh Thethin me Nderlysen. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.

Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura, ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme.

Lini një Përgjigje