
Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini ka folur lidhur me situatën gripale në vend. Ajo u shpreh se nuk është koha për të shfaqur panik në popullatë, por këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të vaksinohen.
Tomini theksoi se më të prekur dhe më të rrezikuar nga virozat janë fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa shtoi se në asnjë moment nuk duhet të neglizhohet shenjat e para klinike të gripit, pasi gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk parandalohet.
Drejtoresha e ISHP tha se qarkullojnë disa lloje gripi, gjithashtu edhe COVID.
“Viruset kanë një tipologji në prekjen të gjithë grupmoshave, por më e prekur është ajo nën 5 vjeç pa anashkaluar edhe grupmoshën mbi 50 vjeç. Sezini dimëror sjell edhe grumbullimet brenda ambienteve të mbyllura, për rrjedhojë edhe gripi bën një transmetueshmëri…Një nga masat e marra është edhe vaksinimi. Ky aplikim vaksinash deri në këto momente është ezauruar dhe grupet target janë grupe që janë më në risk, fëmijët e vegjël, gratë shtatzënë, ata me sëmundje kronike, por konglomerati i viruseve në qarkullim sjell edhe vështirësi. Ne nuk mund ta ndajmë vetë nëse jemi me ndonjë virozë, apo jo. Por mund të themi se nuk është koha për të shfaqur panik në popullatë. Sigurisht gripi ka gjetur territorin e tij dhe nëse nuk zbatojmë masat nëse na shfaqen shenjat klinike ditët e para, atëherë do jemi transmetues të virozës spiratore dhe ndoshta do përballemi edhe disa herë”, tha ajo për “Abc News”.
Lini një Përgjigje