TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2025, 12:04

GJKKO merr të pandehur Ilir Beqajn, ish-ministri do të gjykohet si grup i strukturuar kriminal; sa vite burg rrezikon

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO merr të pandehur Ilir Beqajn, ish-ministri do të gjykohet si
Ilir Beqaj

SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen "Sterilizimi". Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e "vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" dhe "grup i strukturuar kriminal".

Gjykata u shpreh se do jetë trupi gjykues më themel që do vendosë mbi formën e gjykimit.

Në seancë Ish-ministri Ilir Beqaj është përballur sot me trupin gjykues dhe prokurorët, teksa nuk ka kursyer akuzat ndaj këtyre të fundit për procesin e sterilizimit. Beqaj e ka cilësuar procesin politik dhe akuzën ndaj tij një farsë të sajuar pasi u rrëzuan dy pretendimet e Prokurorisë për shpërdori detyre dhe korrupsion.

Sipas tij, gjyqtarja e çështjes në dhjetor me vendimin që mori është bërë pjesë e farsës dhe ka folur me gjuhën e Albana Vokshit dhe Petrit Vasilit. Beqaj nga ana tjetër shprehet se çfarëdo vendimi i ndikuar nga presioni publik dhe mediatik nuk mund ta njollosë emrin e tij dhe të qeverisë Rama.

Beqja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare që i hoqi Sali Berishës masën e arrestit, por GJKKO i rrëzoi kërkesën ish ministrit të Shëndetësisë.

Ish ministri i Shëndetësisë Beqaj akuzohej për shpërdorim detyre, që parashikonte dënim deri në 7 vite burg maksimalisht, ndërsa tashmë rrezikon shumë më shumë me akuzën e vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën sipas nenit 135 të Kodit penal që parashikon burg deri në 10 vite, shtuar edhe atë të grupit të strukturuar kriminal që parashikon dënim nga 2 deri në 5 vite burg sipas nenit 333/a! 

Nga ana tjetër neni 334 parashikon që çfarëdolloj dënimi të marrin të akuzuarit për vjedhjen duke shpërdoruar detyrën, asaj do t’i shtohen 5 vite në kuadër të grupit kriminal.

SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Ish-ministri i Shëndetësisë u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.

spak ilir beqaj

Lini një Përgjigje