Ish-ministri i Shëndetësisë, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes ‘Sterilizimi’, duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij.
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ditën e sotme po mbahet seanca paraprake për Sterilizimin, pasi gjykata rëndoi pozitën ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish zv. ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Në sallën e gjyqit, ish ministri Beqaj ka thënë se procesi ndaj tij është politik.
“Më janë shkelur të drejtat, akuzat e mia i ka bërë PD, keni dëmtuar në mënyrë të qëllimshme procesin, nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem, ndikimi juaj është politik, vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha, ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vërtetën, unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj.”, ka deklaruar ish ministri i Shëndetësisë.
Beqaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm duke pretenduar se gjatë procesit do ta rrëzojë këtë akuzë. Ai ka deklaruar se akuza është tendencioze dhe se nuk bie pre e presionit të gjykimit të shkurtuar, duke mos mos hapur provat një me një.
‘Së dyti të siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim të përjetshëm të më akuzosh apo të dënosh nuk do mund të zhbësh, kontributin tim 33-vjeçar në jetën publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime.Por edhe nuk do të mund të njollosësh dhe as të kriminalizosh as qeverinë 1 të Edi Ramës dhe as Partinë Socialiste.', mësohet të ketë thënë Beqaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes ‘Sterilizimi’, duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij.
Në 24 dhjetor në 2024, togat e zeza kërkuan rikualifikim të akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre. GJKKO ka kërkuar që Ilir Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Gjithashtu është kërkuar rikualifikim i akuzës edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, si edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
GJKKO ka orientuar Prokurorinë e Posaçme që ndaj tyre të ngrihet edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Prokurorët e Posaçëm, që kanë dosjen në hetim, janë shprehur se “Ne pranojme të ngrëmë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”.
Togat e zeza kanë kërkuar gjithashtu të hetohet Umberto Stacini dhe Ministria e Financave, e cila në atë kohë drejtohej nga Shkëlqim Cani.
Akuzat e SPAK për Beqajn
SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.
Krahas masës së sigurisë, ndaj ishministrit është caktuar dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.
Ai nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, çka do të ishte më e favorshme ekonomikisht, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese.
Në dosjen penale ndër të tjera arsyetohet se Ilir Beqaj, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion. Ai nuk bëri asnjë studim paraprak, për të vlerësuar nëse vënia në funksion e qendrës së sterilizimit do të ishte më e favorshme ekonomikisht.
Gjithashtu analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje.
Lini një Përgjigje