
Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë ‘pushtuar’ zonat malore të Bashkisë së Shkodrës.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka bërë të ditur së në disa zona ka pasur edhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Po ashtu, ai shkruan se rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh, rrëshkitje kjo që sipas tij, ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Beci ka njoftuar gjithashtu se Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.
"Mirëmëngjes! Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor. Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese", shkruan Beci.

Lini një Përgjigje