TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2025, 20:49

“Liqeni, Blloku dhe Bulevardi”, agjenti tregon 3 zonat më të lakmuara në Tiranë dhe ku mund të gjeni shtëpi me 900 euro metrin katror

Shkruar nga Pamfleti

“Liqeni, Blloku dhe Bulevardi”, agjenti tregon 3 zonat më

Çmimet e apartamenteve do të vijojnë të rriten edhe për vitin 2025. Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove të ndërtimit, si dhe investimet e reja janë disa nga faktorët që ndikojnë në këtë rritje.

Vit pas viti ka patur një rritje te çmimeve dhe pritet te jene rreth 15% me te larta për këtë vit. Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi ishte këtë të enjte i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka treguar se cilat janë zonat më të shtrenjta.

Ai tha se në Shqipëri pjesa më e madhe e tregut imobiliar nuk janë në terma real me nivelin e jetesës.

Zonat më të lakmuara që vazhdojnë të jenë të shtrenjta janë liqeni, Blloku, Garda dhe zona e bulevardit. Paskuqani është zona me propozimin më të mirë në Tiranë sepse ka akses nga të gjitha anët dhe kalon unaza e madhe dhe aty mund të gjesh shtëpi me 900 apo 1000 euro metri katror”, tha agjenti imobilar.

Lini një Përgjigje