
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me goditjen e grupit kriminal Çopja nga SPAK dhe sekuestrimin e 10 mln eurove kriptovalutë. SPAK sekuestroi edhe shumë pasuri të tjera të paluajtshme të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
Ai shprehet se fakti që këto monedha nuk janë fizike dhe nuk kalojnë në sistemin bankar, kjo e vështirëson hetimin.
Softa tha se goditja e organizatave dhe veçanërisht asaj në Elbasan ka ardhur si rrjedhojë e përgjimeve. Sipas tij, goditja në këto nivele tregon se strukturat hetimore kanë si objekt këto grupe të organizuara, që janë të aftë të korruptojnë persona në polici, prokurori dhe gjykatë.
“Janë monedha virtuale, jo fizike, nuk kalojnë në sistemin bankar dhe kjo vështirëson hetimin. Ndaj grupet kriminale përdorin kriptomonedha. Grupet terroriste përdorin kryesisht kriptomonedhat. Por tani ato po hyjnë edhe në tregun botëror, po i përdorin njerëz të njohur si Trump. Kurse goditja e organizatave dhe veçanërisht asaj në Elbasan ka ardhur si rrjedhojë e përgjimeve. Goditja në këto nivele tregon se strukturat hetimore kanë në objekt goditjeje këto grupe të organizuara, që kanë aftësi dhe mundësi për të operuar dhe korruptuar personat si në polici, prokurori dhe gjykatë. Kjo e bën më të fortë krimin dhe kemi goditje të financave të tyre. Por s’janë vetëm kriptomonedhat, por edhe ato fizike, si goditja e fundit me Italinë, ku linjat e transportit sillnin lumenj parash drejt Shqipërisë, me pastrim parash”, tha ai për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje