TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2025, 19:32

Hetimet për 21 Janarin, Softa: Të pyeten personat që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për 21 Janarin, Softa: Të pyeten personat që kishin akses

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur “21 Janarin”. Ai tha se kjo ngjarje është ende plagë e hapur dhe se hetimet duhet të përqendrohen sipas provave dhe jo të zvarriten. Softa është shprehur se lidhur me ngjarjen duke të pyeten ata që kishin akses te serverat.

“21 Janari është kthyer në betejë politike, plagë e hapur. Të pyeten ata që kishin akses te serverat. Të hetohen komunikimet e regjistruara nëpër radio, sepse ato regjistrohen. Të verifikohen procedurat e ndjekura hap pas hapi, veprimi dhe mosveprimi në atë ngjarje”, tha Softa për “Report Tv”.

Ai thekson se duhet të verifikohen të gjitha procedurat e ndjekura, që nga leja e dhënë për protestën dhe deri te analiza e komunikimeve të regjistruara në radio që ekzistojnë, për të zbardhur përgjegjësitë, veprimet dhe mosveprimet në atë kohë.

Softa tha se “21 Janari” tashmë është bërë betejë politike mes palëve, ku çdo vit një krah justifikohet dhe tjetra vendos trëndafila te vendi i ngjarjes. Sipas tij, duhet të pyeten të gjithë personat që kanë pasur lidhje me ngjarjen dhe veçanërisht ata që kishin akses te kamerat e sigurisë apo ata që dhanë urdhrat sipas zhvillimeve të çdo momenti.

“Më vjen keq që sa herë vjen 21 Janari i rikthehemi çështjes. Dosja është rihapur fal Strasburgut, dosje voluminoze që kërkon të rikthejë hetimin në SPAK për zinxhirin komandues. Nuk është e thjeshtë për shkak të kohës dhe numrit të personave dhe më shumë sesa për drejtësinë është kthyer betejë politike, që duket se do të zgjasë derisa të marrë zgjidhje. 21 Janari është plagë e hapur. Objektet e rëndësisë së veçantë ruhen nga Garda. Jashtë gardhit është Policia e Shtetit. Ka plan masash në nivel të lartë, me bashkëveprim të Policisë dhe Gardës për perimetrin jashtë dhe brenda, me detyra të ndara. Pati një moment me makinën që goditi gardhin dhe deri në hapjen e derës, u thye perimetri, u tha se kishte lëndë plasëse. U ekspozuan protestuesit me Gardën e Republikës, të cilët ishin të pajisur me armë zjarri”, u shpreh eksperti.

Softa shtoi se duhet ndjekur një plan i qartë hetimi dhe procedurash për rastin, që t’i shkohet deri në fund, duke vënë theksin tek komunikimet në radio, pasi bisedat janë të regjistruara.

“Hetimi të nisë nga plani i masave, instruktazhi, veprimet e ndjekura, komunikimet mes tyre, radiot, kanë qenë të regjistruara të gjitha dhe analizohen të gjitha komunikimet dhe mbahen përgjegjësitë dhe për veprime e mosveprime”, shpjegon ai.

Por një ndër pikat më të rëndësishme ishte edhe fshirja e serverit në Kryeministri. Softa mendon se ky veprim është kryer nga personat që kanë pasur aksesin për të hyrë te dhomat dhe për të kryer veprimet.

“Pastaj janë serveri, sepse është fshirë, janë fshirë pamjet dhe regjistrimet, ato janë në salla të veçanta. Duhet të hetohen personat përgjegjës që hynin e dilnin atje, që kishin akses. Fshirja e tyre është bërë nga njerëz ekspertë të fushës dhe ata që kanë pasur aksesin apo autorizimin. Të drejtën e kanë ekspertët e IT dhe personat e autorizuar për të hyrë në dhoma”, përfundoi eksperti.

Lini një Përgjigje