
Analisti Frrok Çupi e cilëson “21 Janarin”, si një krim kundër njerëzimit. Çupi u shpreh se shteti shqiptar nuk do të ecë përpara, nëse nuk zbardhet “21 Janari”.
Ai shtoi se ish-kryeministri Berisha është vrasësi më gjakatar dhe i pamëshirshëm i cili mori 4 jetë njerëzish në bulevard.
“Ai krim, që është më i madhi, po nuk u zbardh, kurrë shteti shqiptar nuk do të ecë përpara. Është krim kundër njerëzimit, ka marrë jetë njerëzish. Ne nuk kemi pasur vrasës kaq gjakatarë si Berisha, që kur ka lindur njeriu i parë në këtë tokë. Ta zëmë se jemi ne ditën kur u zbulua krimineli kryesor dhe jemi me ballin lartë, se në fund të fundit, shqiptarët dinë të hakmerren për të mbrojtur njerëzimin”, tha ai për “Ab News”.
Lini një Përgjigje