Avokati Edmond Petraj e cilësoi punën e SPAK deri tani si pozitive, korrekte dhe voluminoze, teka theksoi se të gjithë do shkojnë në SPAK. Çështjen e Berishës e cilësoi delikate për 21 Janarin, pasi tha se e shikon të shqetësuar, kurse për Metën u shpreh se problematikë ka çështjen e pasurisë dhe jo të lobimit, teksa rrezikon deri në 15 vite burgim.
“Të gjithë do shkojnë në SPAK. Dumani i rezervuar për hetimet, po bën një punë korrekte. M’u duk shumë i kujdesshëm në ato që tha, edhe pse media këmbënguli t’i shkëpuste më shumë. Ilir Metën e shoh të qetë. Ai është i qartë në atë që ka hetimi. E rëndon hetimi pasuror mesa kuptoj. Lobimi jo përfitim i jashtëzakonshëm në çështje, por do varet nga procedura dhe hetimi i mëtejshëm. Veprat penale do varen nga hetimi dhe çfarë do ketë në fund të akuzës, por varion nga 10-15 vite”, thotë ai.
Por shton se ky hetim nuk e pengon që të angazhohet në zgjedhje si kandidat.
“I lejohet të kandidojë për deputet, nuk përbën element pengese. Nga ana proceduriale ai lirohet, të shkojë të bëjë betimin. Do shkoj ta bëjë betimin dhe kthehet, të paktën deri në momentin që nuk ka përfunduar hetimi”, tha ai në “Report Tv”.
Kurse për ish-kryeministrin shpjegoi se çështja e aferës “Partizani” ka mbetur tek seanca paraprake, por shqetësim për të përbëjnë çështjet e tjera që janë hapur dhe do hapen, si 21 Janari, për të cilin tha se e sheh të shqetësuar kreun e PD-së.
“E shoh të shqetësuar zotin Berisha, nuk i shpëton dot përgjegjësisë për 21 Janarin, ka qenë në krye në institucion kur ndodhi ngjarja. Problemet për zotin Berisha do vazhdojnë, ai ka qenë në krye në Kryeministri në kohën e 21 Janarit. E shoh të shqetësuar. Ka shumë gjëra. Te zoti Berisha ka mbetur te seanca paraprake për dosjen “Partizani’. Ai ka vendosur të sulmojë SPAK, duket qartë që ka gjëra të tjera, e ka shpallur organizatë kriminale”, vijon avokati.
Lini një Përgjigje