TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2025, 13:13

Dosja Balluku, SPAK "zbarkon" te biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

Shkruar nga Pamfleti
Dosja Balluku, SPAK "zbarkon" te biznesmenët Bashkim
Rama, Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mëngjesin e sotëm janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimit penal që lidhet me zv.kryeministren, Belinda Balluku.

Veprimet procedurale kanë pasur për qëllim sigurimin e provave dhe verifikimin e elementëve të dosjes hetimore.

Kontrollet janë shtrirë edhe tek biznesmenët Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka, emra të njohur në fushën e kontratave publike.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente dhe pajisje kompjuterike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.

Në dosjen drejtuar Parlamentit ku kërkon leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, Prokuroria e Posaçme thotë se numri dy i i qeverisë ka kryer veprën e shkeljes së barazisë edhe në gjashtë tendera të tjerë sa i përket Unazës së Tiranës.

“Ne lidhje me këto procedura prokurimi të tjera, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, të cilët kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorët fitues të procedurës së prokurimit”, thuhet në kërkesën e SPAK.

 

spak dy biznesmenët e njohur

1 Komente

  1. T
    Tafili

    Ulaj dhe Gjoka, si miq te Rames, kane vite qe grabisin tendera, dhe punen o nuk e bejne, ose e bejne jasht cdo standarti.

    Lini një Përgjigje