TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2025, 12:10

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, e kishte fshehur në emër të punonjëses së “Soft&Solutions” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, e kishte fshehur në
Një jaht Predator 50 Skyfall dhe Ermal Beqiraj

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t.

Hetuesit kanë zbuluar një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-së. Nga verifikimi rezulton se një shtetase e quajtur Xhenila Tamizi kishte emrin në dokumentet e zotërimit të mjetit lundrues “Pretador 50 sky fall”, që sipas SPAK-ut është blerë nga Ermal Beqiri.

Mjeti lundrues rezulton se ka vlerë të konsiderueshme, në rreth 950 mijë dollarë.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave te konstatuara, te cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij  kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve te shoqërisë "EA Solution" sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërine "Soft & Solutions" sh.p.k., madje në emër te saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga "Soft & Solutions", konkretisht me shoqërinë "EA Solutions", thuhet në dosjen e SPAK.

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, e kishte fshehur në
Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat.

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, e kishte fshehur në
Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri

ermal beqiri jahti 1 mln euro spak

Lini një Përgjigje