Ndiqni zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota në Edicionin Informativ Ora 12:00
Shqipëria dhe rajoni vijojnë të jenë në qendër të zhvillimeve politike dhe sociale të tensionuara. Marrëveshja e vitit 2023 për dhurimin e një avioni nga Turqia rikthehet si lajm i ri, ndërsa opozita turke e shfrytëzon situatën për të kritikuar qeverinë dhe për të folur për “mjerimin e popullit”. Në Tiranë, protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” vazhdon përpara Kryeministrisë, ndërkohë që Adriatik Lapaj thërret një demonstratë kombëtare më 4 janar, duke theksuar se vendi është zgjuar nga një “vdekje klinike”.
Ekonomia vazhdon të shqetësojë qytetarët. FMN raporton se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve që duan të emigrojnë, një tregues i mungesës së besimit te perspektiva ekonomike. Ndërkohë, krizat sociale dhe ekonomike shfaqen edhe në Greqi, ku fermerët bllokojne edhe sot aksin Kakavijë–Janinë, duke lënë qarkullimin vetëm për emergjenca dhe duke thelluar tensionet në vend.
Në politikën vendore, diskutimet për stimulime financiare vijojnë, me Kurtin që i kujton opozitës se shpërndarja e 100 eurove qytetarëve nuk është një masë e jashtëzakonshme, por praktikë e përsëritur në fundvit.
Në arenën ndërkombëtare, vendime dhe zhvillime kyçe të politikës së jashtme mbajnë vëmendjen e mediave. Zelensky paralajmëron një takim me Trump, ndërsa planifikimet e reja të paqes duket se lënë jashtë kërkesat kryesore të Moskës. Marrëdhëniet SHBA–BE për rrjetet sociale janë tensionuar, me Trump që godet kritikët evropianë të Big Tech, duke nxitur një krisje të re transatlantike. Po ashtu, SHBA ka zhvilluar një sulm në Nigeri, duke hapur një tjetër front ushtarak dhe duke ndezur debate mbi dhunën fetare dhe retorikën ushtarake.
Ndërkohë, sporti po tërheq vëmendjen me garën për Topin e Artë 2026, duke hapur një epokë të re pas rivalitetit Messi–Ronaldo, dhe një Botëror që pritet të vendosë shumë mbi të ardhmen e futbollit.
Pse avion? Paga minimale turke është më e ulët se ajo e Shqipërisë. 70% jeton nën kufirin e varfërisë. Dhe ky vend po i jep Ramës një Airbus 319 si dhuratë! As makinë, as shtëpi! Avion me vlerë 12 milionë euro! Çfarë bëri Rama për ta merituar këtë dhuratë? Kjo është punë e vërtetë e SPAK-ut: rrjet korrupsioni midis udhëheqësve të zgjedhur nga njerëz të varfër!