TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2025, 09:27

Reshjet e dëborës zbardhin Korçën

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet e dëborës zbardhin Korçën
Reshjet e dëborës në Korçë

Mëngjesin e kësaj të premte kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.

Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës.

Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

reshje debore korce aksi boboshtice-dardhe

Lini një Përgjigje