TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2025, 13:46

"Dimër i nxehtë për SPAK", paralajmëron Minxhozi: Kandidatët e partive mund të ndërrohen gjatë rrugës

Shkruar nga Pamfleti

"Dimër i nxehtë për SPAK", paralajmëron Minxhozi:

Analisti, Skënder Minxhozi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Ai u shpreh se drejtësia e re ka goditur edhe majtas edhe djathtas, duke ndryshuar tashmë edhe perceptimin tek publiku dhe duke u bërë më i besueshëm si institucion.

Lidhur me paraqitjen e Berishës në SPAK, si edhe marrjen të pyetje të ish-presidentit Meta si person nën hetim, Minxhozi tha se SPAK tashmë nuk “po lexon kalendarin politik”, por ka funksionuar ndryshe duke treguar se kushdo është i prekshëm.

“Po shohim se si majtas dhe djathtas, SPAK nuk po lexon kalendarin politik para se të marrë një vendim, ndryshe nga çfarë thonë palët. Ky dimër është mjaft i nxehtë nga pikëpamja e SPAK, pasi vendimet e fundit ndaj Berishës dhe një numër tjetër zyrtarësh që kanë shkelur atë derë, tregojnë se ndoshta do të kemi një fushatë të çuditshme, ku partitë mund të jenë të prekshme dhe të ndërrohen kandidatë gjatë rrugës dhe kjo për shkak të një elementi të tretë si drejtësia.

SPAK dhe drejtësia e re nuk po impresionohen nga afrimi i zgjedhjeve, kjo është një gjë korrekte pasi drejtësia nuk do të duhet të funksiononte me pauza. Fakti që Berisha mori një masë sigurie sërish tregon se hetimet po ecin dhe në një stad të tillë është edhe Ilir Meta. Pra kemi një situatë që provon se tashmë loja politike nuk është më bipolore, por tripolare, pozitë-opozitë dhe drejtësia e re”, tha Minxhozi pwr “Abc News”.

Lini një Përgjigje