TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2025, 11:54

“Ku është grupi i strukturuar kriminal?” Përplasje mes gjykatës dhe avokatëve në gjyqin e Ilir Beqajt, shtyhet seanca

Shkruar nga Pamfleti

“Ku është grupi i strukturuar kriminal?” Përplasje

Është shtyrë për më 23 janar seanca për dosjen e “Sterilizimit”. Vendimi për shtyrjen e seancës erdhi pas një debati mes gjykatës dhe mbrojtjes së ish-ministrit Ilir Beqaj.

Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, me argumentin se ajo nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës dhe nuk ka treguar ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal. Gjykatësja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur këtë informacion në këtë fazë të procesit.

Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, kërkesë që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.

Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.

Lini një Përgjigje