TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2025, 11:17

Vdekja e 12-vjeçarit, reagon spitali i Korçës: U largua me dëshirën e familjarëve të tij!

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 12-vjeçarit, reagon spitali i Korçës: U largua me

Spitali i Korçës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 12-vjeçari Leo Sadiku nga Pocesta e Maliqit i cili ndërroi jetë pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Mjekët sqarojnë se pas shtrimit në spital gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe në datën 31 Dhjetor, me dëshirën e prindërve, është larguar për në banesë.

“Gjatë shtrimit ai është mjekuar me antibiotik, perfuzione dhe ilaçe për barkun. I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave”, thuhet në reagim.

Në datën 7 Janar, kur 12-vjeçari është paraqitur sërish në urgjencën spitalore të Korçës “është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situatë shumë të rënduar në spital”, njoftojnë bluzat e bardha.

Por, theksojnë për shkak të simptomave të cilat janë të njëjta për disa diagnoza u bë e mundur të niset menjëherë në kryeqytet për mjekim të specializuar dhe për ekzaminime të thelluara shëndetësore.

Në reagim, thuhet se rasti është ndjekur me përparësi në spitalin e Korçës nga personeli shëndetësor.

Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër. Nga ana tjetër  Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje