TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2025, 22:57

Vota e diasporës/ Si do të ndahen fletët e votimit dhe kush do t’i numërojë?

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës/ Si do të ndahen fletët e votimit dhe kush do

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar detaje në lidhje me procesin e votimit nga diaspora, e cila do të ndodhë për herë të parë më 11 maj.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai ka zbuluar se procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave të emigrantëve do të bëhet nga KQZ në ambientet e KQZ.

“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për ccdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull. Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ.

Numërimi ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ.

Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera. Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha ai.

Lini një Përgjigje