TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2025, 07:27

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës, kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale.

Nga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme  me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, në lugina dhe bregdet 15m/sek me valëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore  6 deri 15°C, në zonat e ulëta 5 deri 19°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 18°C.

Lini një Përgjigje