TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2025, 12:44

Argita Malltezi në SPAK, juristi Romeo Kara: Madam non grata kujton se ne ia kemi borxh!

Shkruar nga Pamfleti
Argita Malltezi në SPAK, juristi Romeo Kara: Madam non grata kujton se ne
Argita Malltezi

Argita Malltezi ka deklaruar sot për mediat, se akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialit, i ka bërë referuar në shkrimet e disa mediave.

Asaj i është përgjigjur avokati Romeo Kara, që thotë se familja Berisha përdor standarte të dyfishte, pasi edhe ai, bazuar në publikimet në media, ka akuzuar Shkëlzen Berishën si të përfshirë në trafikun e drogës, por e kanë kallzuar penalisht. 

“Standard i dyfishtë i familjes së non grata të shumëfishta. Edhe unë në vitin 2017 shkrimeve të mediave dhe intervistave në YouTube iu referova, lidhur me përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e heroinës së bashku me Landin e Jasharit, por, familja non grata inicioi padi penale për shpifje edhe pse ishte vetëm një citim nga media.Tani si pa të keq, zonja non grata urdhëron Prokurorinë që të hetojë, a thua se, kësaj tribuje ia kemi për borxh, çdo lloj kapriçoje që mund të pjellë fantazia. Karma is a bitch madam non grata! Po prisni çfarë keni hedhur dhe ky është vetëm fillimi”, shkruan juristi.

Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi rreth 30 minuta.

Pas daljes nga SPAK, Malltezi bëri të ditur se është kallëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për shpifje.

“Isha thirrur në funksion të çështjes 193 të vitit 2024. Mesa duket gjyqtarja Irena Maneku, Gjoka, ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim. Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë. Kjo godinë shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit të kapjes së drejtësisë.

I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar. Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu. Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha ajo.

argita malltezi irena gjoka romeo kara

Lini një Përgjigje