TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2025, 13:31

Malltezi në SPAK, Minxhozi: Familja Berisha "në luftë" me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Malltezi në SPAK, Minxhozi: Familja Berisha "në luftë"

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku ka qëndruar për 30 minuta.

Kjo pasi gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar hetime të thelluara nga Prokuroria e Posaçme për akuzat publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se gjuha e përdorur nga Argita Malltezi nuk është aspak juridike, por sipas tij është një gjuhë politike. Minxhozi shprehet se Argita ka rimarrë një artikull të medias siç bëjnë shpesh politikanë që duan të akuzojnë, ndërsa gjyqtarja vendosi t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Partizani është një çështje që përfshin edhe familjarëve të zotit Berisha, por jo personalisht Argita Malltezi. Gjuha e përdorur nga Malltezi është më shumë politike dhe jo juridike. Për çështjen në fjalë është nga ato çështje klasike. Nëse një i tretë citon mediat duke hedhur akuza në formë pyetje, “ka thënë se unë thjesht ringrita atë që shkruajtën mediat”. Ajo ka rimarrë një artikull të medias siç bëjnë shpesh politikanë që duan të akuzojnë. Gjyqtarja ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Berisha nuk lë rast pa u marrë me gjyqtaren dhe tani edhe vajza e tij. Pra u mor vesh se gjyqtarja ka bërë një padi ndaj saj siç zonja Malltezi e tha. Por kjo situatë tregon se e vërteta është e vështirë të dalë në shesh, pasi ka edhe manipulime, rasti në fjalë nuk është i vetmi. Pasi shumë shpesh kemi parë të vërteta dhe të pavërteta që kanë qarkulluar. Nuk na habit asgjë. Di të them se ky është një rast që do ta konsideroja edhe banal, pasi ka shumë raste të tilla të ngjashme”, tha Minxhozi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje