TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 23:00

Deklaratat e Altin Dumanit, Artan Hoxha: Krimi, biznesi dhe politika, “trekëndëshi” që po mban peng Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Altin Dumanit, Artan Hoxha: Krimi, biznesi dhe politika,

Gazetari Artan Hoxha, duke analizuar deklaratat e bëra sot nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha se sot u nxor në pah një fenomen i denoncuar shpesh, ai bashkëpunimit të krimit, biznesit dhe politikës.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha tha se për herë të parë një drejtues i lartë i hetimit ngre shqetësimin e përfshirjes së biznesmenëve të fuqishëm me organizata në nivel lokal.

Sipas tij, problemi kryesorë është se biznesmenët kanë akses në polici dhe organet e zbatimit të ligjit.

SPAK ka një veçanti. Nëse prokuroritë raportojnë të prokurori i përgjithshëm, SPAK raportonte KLP. Prandaj sot atmosfera ishte shumë ekzaltuese. Në raportin që mbajti kreu i SPAK sot ishte së pari, Dumani kërkoi të lirohet nga dosjet e vogla. Së dyti tha që kemi mungesë të policisë gjyqësore. Ne duhet të drejtojmë hetimin dhe të çojmë dosjet në gjykatë, por jemi detyruar të kthehemi në prokurorë që bëjnë vetë procedurat. Ai tha se në krahasim me vitin 2022, institucionet shtetërore e kanë ulur numrin e denoncimeve për korrupsion. Ai specifikoi krimin ekonomik, që duhet të jetë zgjidhja kryesore sot. Aty duhet të përqendrohen investimet në burime njerëzore dhe teknologji. Element tjetër ishte fakti që ka disa hetime që nuk mund t’ia besojmë policisë. Pra institucionet nuk bëjnë denoncime. Pjesën më të madhe të veprimeve në terren i bën policia dhe nëse ajo që thotë Dumani është e vërtetë, kemi një problem shumë të madh.

Për herë të parë një drejtues i lartë i hetimit ngre shqetësimin e përfshirjes së biznesmenëve të fuqishëm me organizata në nivel lokal. Problemi është se ata biznesmenë kanë akses në polici dhe organet e zbatimit të ligjit. Dumani përmendi faktin që një pjesë e këtyre organizatave ndihmohen me informacion pikërisht nga këta biznesmenë. Pra, ai përmendi atë që ne e kemi përmendur: miksimin e botës së krimit, biznesit dhe politikës”, tha Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje