
Analisti Neritan Sejamini deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka krijuar një strukturë gjigande nepotike.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se kjo është maja e ajsbergut sepse treçereku i drejtorëve kanë kompani private, nga kompani taksish, ndërtimesh, kompani zëri, marketingu. Sipas tij, këto drejtorë marrin gjysmën e parave të bashkisë së Tiranës.
“Ke një grup në bashki që shkojë në punë. I japin tendera njëri-tjetrit. Pastaj vendosin të bëhen investitorë, ndërtojnë hotele. Këto punë i bëjnë me njëri-tjetrin, brenda grupit të tyre, nuk dalin jashtë, pllakat, çimenton. Pastaj përfitojnë privilegje, ndërtojnë atje ku nuk ndërtohet pa leje. Pasi kanë siguruar gjithë këtë luks, pasi janë pasuruar, pasi janë bërë investitorë, pasi kanë marrë statusin e investitorit strategjik dhe janë pasuruar, çfarë interesi ka këta?
Të mbeten në pushtet. Këta nuk shkojnë të bëjnë fushatë për Erion Veliajn, por për veten e tyre, se e vetmja mundësi që këta të ruajnë këto privilegje e që të mos ndëshkohen është që Erion Veliaj dhe Partia Socialiste të mbeten në pushtet. Pra këta janë duke luftuar për paratë e tyre jo të Veliajt. Ky ka krijuar një strukturë gjigande, këtë strukturë nepotike, për t’i shpërblyer të gjitha me rroga, me shpërblime, me tendera dhe koncesione. Kjo është maja e ajsbergut sepse treçereku i drejtorëve kanë kompani private, nga kompani taksish, ndërtimesh, kompani zëri, marketingu. Gjysma e parave të bashkisë së Tiranës shkonte te drejtorët e bashkisë”, tha Sejamini.
Lini një Përgjigje