TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 22:35

Qendrat e masazheve ‘fole’ prostitucioni, gazetarja: Punojnë gra të martuara, bashkëshortët janë në dijeni

Shkruar nga Pamfleti

Qendrat e masazheve ‘fole’ prostitucioni, gazetarja: Punojnë

Gazetarja Aida Topalli tha se në disa qendra masazhesh ofrohen edhe favore seksuale.

Në një intervistë për “TPZ”, ajo tha se në këto qendra punojnë edhe gra të martuara, bashkëshortët e të cilëve janë në dijeni.

Kjo deklaratë solli reagimin e pastorit Akil Pano, i cili u shpreh se nuk duhet krijuar një stereotipizim i ri në shoqëri.

Pjesë nga diskutimi:

Aida Topalli: Qendrat e masazheve janë vende ku presupozohet që bëhet masazh por në fakt jepen edhe favore të tjera seksuale dhe bëhen kryesisht nga vajza shqiptare. Grupmosha nuk është e përcaktuar, mund të jenë vajza më të reja, 20-30 vjeç por mund të jenë 35 deri në 45 vjeç. E kanë një lloj kriteri, por nga ajo që janë regjistruar në zyrat e policisë në sesionin e trafiqeve, rezulton se të ketë edhe gra, mes tyre edhe të martuara, ku bashkëshortët të jenë në dijeni të aktiviteteve të tyre. Në deklaratat që japin në zyrat e policisë, thonë gjithmonë që e bëjnë për arsye ekonomike.

Pastori Akil Pano: Me dashje apo pa dashje po krijoni një stereotipizim të ri të burrit, babait, birit apo vëllait shqiptar.

Aida Topalli: Kemi nëna që marrin vajzat e tyre dhe punojnë në qendra masazhi.

Pastori Akil Pano: Flas si baba, bashkëshort dhe si bir. Nuk ka një shqiptar që është baba që të përtypë idenë që e bija e tij është prostitutë.

Aida Topalli: Në teori po, por unë flas nga çfarë kam konstatuar. Nevoja ekonomike i ka bërë njerëzit të bëjnë çfarëdo lloj gjëje.

Pastori Akil Pano: Jo të ndërtojmë një stereotipizim të ri që shoqëria ka ndryshuar dhe burrat pranojnë që bashkëshortet të prostituojnë në qendrat e masazhit dhe pastaj të shkojnë në shtëpi dhe t’u bëjnë mëngjesin burrave të tyre.

Lini një Përgjigje